
Flet vëllai i 31-vjeçares që vdiq tek "Spitali Amerikan": E operuan pa firmën e prindërve

E reja 31-vjeçare, Irida Hasalla, ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e djeshme në Spitalin Amerikan II pas një ndërhyrje estetike për rënie në peshë.
E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.
Por sipas familjarëve 31-vjeçarja nuk duhet të operohej pasi njëkohësisht kurohej për kancerin në mitër në Belgjikë.
Vëllai i të resë, Arenc Hasalla, ia vë fajin mjekes që e kreu këtë operim pa firmën e prindërve.
“Këtu vinë njerëzit për t`u shëruar apo për të vdekur se nuk e marr vesh ? Motra vjen për t`u shëruar dhe vdes, paguan dhe 2000 euro dhe vdes. Motra u shtrua dhe bëri një operacion që nuk lejohej të bëhej pasi kurohej në Belgjikë për kancerin.
Ajo e kreu operacionin për heqje peshe, po nuk i lejohej të operohej dhe mjekja e ka bërë operacionin me dëshirën e motrës time, por pa firmën e prindërve të mi. Iu bënë analizat dhe mjekja ishte në dijeni për çdo gjë. Kërkoj që të vihet para drejtësisë mjekja, se është jetë njeriu, nuk është pulë. E di çfarë do të thotë të humbësh një motër,” ka thënë ai për JOQ.
-
-
“Sekreti” i rënies nga pesha, koha e ushqyerjes!
31 Janar, 10:34 -
-
DETAJE/ Përfshihet nga flakët një banesë në Gramsh
31 Janar, 10:26 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128