Foto/ Humb jetën shoferi në Gjirokastër, makina ra në humnerë dhe u përfshi nga flakët
27 February 2024, 17:12 / AKTUALITET

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës. Viktima ka mbetur një 31-vjeçar, drejtuesi i një kamioni që ka përfunduar në humnerë dhe më pas është përfshirë nga flakët.
“Rreth orës 16:20, A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
Nga Ermal Peçi
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Nga Ermal Peçi
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Nga Enver Robelli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
