FOTO/ Kamioni përfundoi poshtë urës dhe automjeti u bë copë-copë, pamje nga aksidenti në Elbasan-Peqin

26 Gusht 2024, 19:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Kamioni përfundoi poshtë urës dhe automjeti u bë
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin. Në aksident janë përfshirë tre makina: një kamion dhe dy automjete.

Siç shikohet në foto, kamioni pas përplasjes ka përfunduar poshtë urës. Ndërsa, një prej automjeteve është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

Makina tjetër është në një gjendje më të mirë. Nga aksidenti, një nga shoferët e automjeteve është plagosur dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës.

FOTO/ Kamioni përfundoi poshtë urës dhe automjeti u bë

 

Po ndodh...

ide