FOTO/ Kjo është e reja britanike që ndërroi jetë në Sarandë gjatë zhytjes

22 Shtator 2022, 10:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Kjo është e reja britanike që ndërroi jetë

Media Britanike, Daily Mail ka publikuar fotot e turistes 29-vjeçare që ndërroi jetë në Sarandë pak ditë më parë.

Rebecca Gannon, 29 vjeç, ishte me të dashurin e saj kur hasi vështirësi gjatë zhytjes të hënën pasdite me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.

Mediat britanike e kanë pasqyruar gjerësisht lajmin e vdekjes së një turisteje angleze në brigjet shqiptare.  Një instruktore zhytjeje është arrestuar pasi një pushuese britanike u mbyt para syve të të dashurit të saj në brigjet e Shqipërisë.

Rebecca Gannon, 29 vjeç, ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë udhëtimit nën ujë të hënën pasdite me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.

Instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç, u hodh në ujë për ta shpëtuar pasi vuri re se ishte në vështirësi dhe arriti ta nxirrte në sipërfaqe.

Po ndodh...

ide