FOTO/ Ky është recepsionisti Eraldo Nevruzi që u qëllua për vdekje në Dhërmi

Autoritetet kanë nisur kërkimet për trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri pas pak mesnate në një hotel në Dhërmi.
Si autor i ngjarjes dyshohet se është 43-vjeçari Gerald Shehu, i cili është arestuar pak më parë në një aeroport grek teksa kishte planifikuar të udhëtonte drejt Anglisë.
Ndërkohë që ngjarja është ende në sitën e hetimeve, mësohet se policia është përqëndruar në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, aty ku dyshohet se mund të jetë fshehur trupi i pajetë i Erald Nevruzit.
Ndërkohë që pritet edhe dëshmia e autorit të dyshuar të ngjarjes për të hedhur dritë mbi detajet, shkaqet dhe rrethanat por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit.
Viktima, Eraldo Nevruzi

Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e trupit të Eraldo Novruzit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth 30 minuta pas mesnatës të kësaj të enjte në ambientet e hotelit, konkretisht në dhomën ku akomodohet stafi. Ka dyshime se fillimisht mes tyre ka patur një përplasje verbale e që më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës.
Pasi e ka qëlluar, dyshohet se autori, e ka marrë 31-vjeçarin dhe është larguar me një automjet.
Ai e ka fshehur trupin dhe me pas është larguar drejt Greqisë. Ishin punonjësit e hotelit që kanë denoncuar rastin, çka vuri në lëvizje policinë e cila identifikoi autorin dhe e lokalizoi atë në Greqi, ku dhe u arrestua.
Policia dhe prokuroria po analizojnë kamerat e sigurisë, por kjo i ka çuar vetëm në gjendjen dhe sekuestrimin e makinës së Gerald Shehut. Pa mundur të gjejë recepsionistin Eraldo Nevruzi, banues në Tiranë.
Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.
Për dokumentimin e plotë policia njoftoi se janë pyetur 29 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

