FOTO/ Me kokën ulur dhe i rrethuar nga policia, momenti kur 40-vjeçari që vrau gruan në sy të 4 fëmijëve mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para prokurorit në Volos.
Gjatë mbërritjes, gazetarët e pyetën: “Pse e bëre?” dhe nëse pendohesh, por ai nuk foli teksa mbante kokën poshtë. Sipas dëshmitarëve, gjatë arrestimit ai deklaroi se e vrau gruan sepse e tradhtonte, duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte. Nuk pendohen për asgjë.”
Pas ngjarjes, i dyshuari fshihej më shumë se 24 orë në një parcelë me bar, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij. Ai kishte veshur rroba të tjera, ndërsa nuk u gjet as telefoni i tij, as thika.
Autoritetet kishin nisur një ndjekje intensive, ndërsa një fqinj njoftoi policinë për një person që lëvizte në zonë me veshje të ndryshme. 40-vjeçari u arrestua gjatë një kontrolli të policisë. Sipas burimeve, nuk ka histori dhune në familje, megjithëse i dyshuari kishte pasur më parë kontakte me policinë.
Trupi i viktimës, Marjola Nakoleci është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Selanikut, ku pritet të kryhet autopsia më 25 gusht 2025.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

