Fshehu euro dhe dollarë në trup, arrestohet në Rinas i riu

13 Maj 2023, 11:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fshehu euro dhe dollarë në trup, arrestohet në Rinas i riu

Një 37-vjeçar nga Egjipti është arrestuar në Rinas pasi tentoi të nxirrte paratë nga vendi ynë, duke i fshehur në trup dhe në çantë. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë, 16 000 dollarë dhe 2000 euro, para të cilat tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të të hollave, në pikën e kalimit kufitar. Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar 16,000 dollarë dhe 2000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi, nga një shtetasi egjiptian 37-vjeçar i cili tentoi t’i nxirrte paratë nga vendi ynë, duke i fshehur në trup dhe në çantë.

Shtetasi nga Egjipti u kontrollua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në kuadër të kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, të bazuara në analizën e riskut. Pas një kontrolli fizik, paratë u gjetën të fshehura në trup dhe në çantë të shtetasit.Procedimet penale për këtë rast janë filluar ndaj shtetasit egjiptian, për mosdeklarimin e parave që tentoi të nxirrte nga vendi ynë pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar. Shtetasi u lirua pas procedurave të duhura, ndërsa shuma e parave iu sekuestrua si provë materiale dhe materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide