Fuste drogë në qeli për të burgosurit, arrestohet një efektiv i burgut të Drenovës

30 Qershor 2025, 20:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fuste drogë në qeli për të burgosurit, arrestohet një
Një efektiv burgjesh, me detyrë polic në burgun e Drenovës së Korçës është arrestuar nga Policia.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë efektivi R.Myrte, i cili ishte vënë prej kohësh në përgjim nga Prokuroria. Ai dyshohet se fuste lëndë narkotike dhe sende të paligjshme në qelitë e burgut të Drenovës.

Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lëndë narkotike kanabisi, ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë.

Kujtojmë se një ditë më parë u ushtruan kontrolle të befasishme në burgun e Drenovës, ku u gjet një aparat celular në qelinë e Laert Haxhiut.

Pritet në vijim njoftimi zyrtar lidhur me rastin.

 

Po ndodh...