
'Gabimi më i madh i jetës time'/ Vrau të riun shqiptar për një vend parkimi, pendohet 68-vjeçari grek: Kërkoj falje

Gjykata në Greqi ka vendosur masën e sigurisë 'arrest me burg' për 68-vjeçarin greki cili vrau me armë gjahu një 39-vjeçar shqiptar pasditen e 15 shtatorit, pas një konflikti për vendin e parkimit.
Në dëshminë e tij para togave të zeza, autori ka shprehur pendesë për krimin duke kërkuar falje.
“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, dyshohet se ka deklaruar.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi pasditen e 15 shtatorit në Pire. Shqiptari u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë nga një 68-vjeçar me të cilin kishte konflikte të vazhdueshme. Ai u dërgua në spitalin Zaneio por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën. I iru shqiptar mësohet se ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun ku ndodhi sherri. Dëshmitarët thanë se 68-vjeçari shfaqte shpesh sjellje agresive dhe i kërkonte viktimës një vend parkimi në parkingun ku i riu punonte. Pas debatit, autori shkoi në banesën e tij, mori armën dhe qëlloi për vdekje me gjakftohtësi shqiptarin.

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128