Gjashtë javë pas rënies së zjarrit, Urgjenca e Kardiologjisë del jashtë funksionit

20 Mars 2024, 19:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjashtë javë pas rënies së zjarrit, Urgjenca e
Pas zjarrit që përfshiu Urgjencën e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" më 11 shkurt, situata në këtë godinë mbetet kaotike. Pas 6 javësh, ende asnjë zgjidhje nga autoritetet për qytetarët që shkojnë për të marrë ndihmën e shpejtë në këtë spital.

Mësohet se nuk funksionon urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT dhe ajo e Kardiologjisë.

Pas rreth katër vjetësh, gjykata pushon akuzat për shpifje ndaj gazetares Juli Ristani
Pas vizitës në Shqipëri, Ndihmës Sekretari Robinson mbërrin në Kosovë
Komisioni Evropian miraton planin e reformave para zgjerimit të bllokut
Sallat e operacioneve në Urgjencën e Kardiologjisë janë jashtë funksionit.

Një papërgjegjeshmëri totale nga ana e autoriteteve, të cilat edhe pas 6 javësh nga rënia e zjarrit, nuk kanë marrë masat për ta kthyer funksionale këtë godinë, pra në shërbim të pacientëve.

Situata është skandaloze, pasi rastet e urgjencës dërgohen tek spitali i Traumës dhe Sanatoriumi. Një mbingarkesë kjo për spitalin e Traumës dhe Sanatoriumin.

Në lidhje me zjarrin, pati edhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës, e cila regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr". Por ky procedim penal u regjistrua pa persona në hetim, duke u konsideruar ngjarja si aksidentale.

 

Po ndodh...

ide