Gjendet edhe trupi i djalit 3-vjeç në lumin Buna, kërkimet për trupin e nënës ende vijojnë
7 May 2024, 11:10 / AKTUALITET

Është gjetur trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar që u mbyt në lumin Bunë së bashku me të ëmën, Alma Arrazi dhe dy motrat e tij, të moshës 9 dhe 8-vjeçe.
Pas kërkimeve trupi i pajetë i të miturit është gjetur në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.
Ndërkohë palombarët janë ende në kërkim të trupit të nënës, për të cilën ende nuk ka asnjë gjurmë.
Alma Arrazi u hodh në lumin Bunë mbrëmjen e 3 Majit së bashku me tre fëmijët e mitur.
Trupi i vajzës 9-vjeçare u gjet nga një peshkatar mbrëmjen e 4 Majit, ndërsa 8-vjeçarja u gjet pasditen e djeshme (6 Maj).
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Nga Taulanda Jupi
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Nga Irena Beqiraj
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Nga Andri Nurellari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



