Gjendet i pajetë në banesë i moshuari, zjarrfikësit ndërhyjnë për hapjen e derës
22 Nëntor 2024, 16:52 / AKTUALITET

Një i moshuar u gjet i pajetë pasditen e së premtes në banesën e tij në Fier, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë, duke hyrë fillimisht nga dritaret, në katin e 8-të të pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 Shkurti.
Mësohet se ishin banorë të pallatit që kanë njoftuar policinë, ndërsa 80-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh.
I moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

