GJKKO dënon me 4 burgime të përjetshëme Fran Marashin, akuzohet për “Masakrën e Urës Vajgurore” ku u vranë 5 policë

10 Mars 2025, 18:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

GJKKO dënon me 4 burgime të përjetshëme Fran Marashin,

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë, Fran Marashin, i akuzuar për masakrën e Urës Vajgurore ku u vranë 5 policë, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Me datë 19.09.2023 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është paraqitur për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit Fran Marashi”.

Vendimi i GJKKO:

1. Me datë 19.09.2023 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është paraqitur për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit Fran Marashi”.

2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 21, datë 10.03.2025 vendosi:


1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, në formën e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 1 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës M.K, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.Sh, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.S, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”,parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Th.T, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Y.Dh, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Heqja e paligjshme e lirisë”, në dëm të viktimës K.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 110 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 pika “I” të Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

10. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, i pandehuri Fran Marashi, përfundimisht dënohet me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm. 11. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fran Marashi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

12. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë gjykimit sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen të pandehurit Fran Marashi.

13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posa?me të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Viktimat e masakrës së Urës Vajgurore:

Miltiadh Koçi, punonjës i policisë

Arjan Shemuni, punonjës policie

Asllan Selami, punonjës policie

Ilia Bano, punonjës policie

Roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar
Të plagosurit:

Thimi Tanku, punonjës policie

Ylli Dhamo, punonjës policie

Neim Gjeroveni, punonjës policie

Ëngjëllush Pasha, punonjës policie

Arben Bega, punonjës policie

Shkëlqim Selfo, punonjës policie
Autorët e masakrës, pjesë e bandës së armatosur:

Musa Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm

Shkëlqim Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm

Fran Marashi, i dënuar me burgim të përjetshëm

Fatbardha Protoduari, dënuar me 25 vjet burg, gruaja e Musait

Sokol Ndreu

Gjovalin Ndreu

Preng Miri

Gjelosh Miri

 

 

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128