Gjykata liron të arrestuarit e protestës së Rithemelimit

23 Shkurt 2024, 11:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata liron të arrestuarit e protestës së Rithemelimit

Gjykata e Tiranës vendosi këtë të premte të lirojë katër personat e arrestuar gjatë protestës së Rithemelimit.

Kindi Toli, 21 vjeç; Andrea Malia, 18 vjeç; Bledar Kola, 37 vjeç; dhe Ismet Stefanis, 33 vjeç u lanë nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Ata akuzohen për shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

Të arrestuarit “ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, duke hedhur lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotov), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të një institucioni shtetëror (kryeministria)”, njoftoi policia dy ditë më parë.

Pas vendimit, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se të arrestuarit janë dhunuar nga tre efektivë policore. Dy prej tyre i kanë dhunuar gjatë sheqerimit, ndërsa i treti në komisarin e policisë, tha ai për gazetarët.

Për këtë, deklaroi se është bërë kallëzim në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

 

Po ndodh...