Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë
23 Dhjetor 2024, 18:23 / AKTUALITET

Policia në Vlorë ka arrestuar një 44-vjeçar në fshatin Kotë, pasi dyshohet se ka qëlluar me mjet prerës një 19-vjeçar.
Gjithashtu është ndaluar një shtetas tjetër, që gjykata e kishte dënuar për vjedhje me dhunë.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin L. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kotë, gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Gjithashu, nga strukturat e Policisë, u ndalua shtetasi i dëmtuar I. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, njofton policia.
-
FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë
23 Dhjetor, 18:14 -
-
-
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





