Goditja e krimit të organizuar, Policia e Shtetit dhe Europol bien dakord për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me Jean-Philipe Lecouffe, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Europol-it.
Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi shumë i mirë mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, si dhe u ra dakord për rritjen e shkëmbimeve në ndihmë të përpjekjes së përbashkët për goditjen e krimit të organizuar.
Muhamet Rrumbullaku e falënderoi drejtuesin e Europol-in për kontributin e dhënë në disa operacione të përbashkëta, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka për Shqipërinë vazhdimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i ndërveprimit mes agjencive të zbatimit të ligjit.
Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Europol-it vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit dhe angazhimin për të dhënë një kontribut me vlerë në goditjen e krimit të organizuar.
-
-
Zyrtare/ Kontratë 3-vjeçare, Thiago Motta merr drejtimin e Juventusit
12 Qershor, 19:28
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


