Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, policia në ndjekje të autorit

22 Shkurt 2024, 21:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, policia në
Një pikë këmbimi valutor ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Autoritetet policore raportojnë se një person ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash tek pika e këmbimit valutor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, teksa hajduti pasi ka marrë lekët është larguar në drejtim të paditur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Po ndodh...