Grabitje me armë në një banesë në Klos, autorët e maskuar marrin rreth 8 mijë euro

Një grabitje ka ndodhur në një banesë në fshatin Dom të Klosit rreth orës 2 pas mesnatës.
Familjarët kanë deklaruar në polici se kanë qenë 5 persona të maskuar me armë që pasi kanë hyrë në banesë kanë lidhur familjarët dhe kanë grabitur rreth 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.Në rrëfimin e një të afërmi të familjes që ra pre e grabitjes tha se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.
“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

