Henrik Hoxha zbërthen 4 vrasjet në Durrës dhe premtimet e mijëra eurove nga Nuredin Dumani

30 Maj 2023, 11:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Henrik Hoxha zbërthen 4 vrasjet në Durrës dhe premtimet e

Zbërthehet i penduari i Drejtësisë, Henrik Hoxha është rikthyer në Gjykatën e Posaçme këtë herë për të dëshmuar rreth 2 atentate me 4 viktima të ndodhura në Durrës, përkatësisht Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt dhe vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia.

Me bluzën e Realit të Madridit veshur dhe mbiemrin e tij të stampuar në të, për 1 orë e 30 minuta ai iu përgjigj pyetjes se Prokurorisë dhe avokatëve të Besian Xhixhos e Altin Ndocit, teksa vetëm ky i fundit nuk mori pjesë në seancë.

Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit.

Kam pasur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam pasur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes.

Dumani s’ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”, tha Hoxha.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128