Hetimet/ Atentati në Don Bosko, policia kontrollon një banesë
14 Dhjetor 2023, 14:43 / AKTUALITET

Policia ka shtuar kontrollet për atentatin e mëngjesit në “Don Bosko”. Një banesë jo shumë larg vendit ku u qëllua me 6 plumba pistolete është kontrolluar nga blutë.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se nuk është konstatuar gjë, edhe pse lindën dyshime se mund të fshihej autori, apo arma e krimit. Autori i dyshuar i ngjarjes, i filmuar nga kamerat e sigurisë nuk është drejt identifikimit të plotë, por hetuesit akoma nuk e kanë dokumentuar me prova.
Për gjurmimin dhe lokalizimin e tij vijon këqyrja e zonës dhe kamerave të sigurisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




