Homazhet për Mirush Kabashin, Luftar Paja: Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale
6 Dhjetor 2023, 13:09 / AKTUALITET

Sot po mbahen homazhet në Muzeun Historik Kombëtar në nder të aktorit të njohur Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 75 vjeçare.
Gjatë homazheve, aktori Luftar Paja u shpreh se Kabashin do ta mbajë mend si një figurë shumëdimensionale.
“Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm. Si një njeri i qeshur dhe i miqësisë dhe do të më kujtohet nëpërmjet veprave që ka lënë.
Veprat e Mirush Kabashit janë të shumta dhe cilësore. Unë kam pasur rastet që kam punuar në koncertet e vitit të ri dhe do ta kujtoj për aftësinë e komunikimit, për talentin e tij. Çfarë mund t’i kujtosh më para Mirushit i cili siç kishte emrin rrezatonte mirësi”, tha ai për News24.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

