
Hyn në fuqi vendimi/ Kultivohet kanabis mjekësor në 10 zona të Shqipërisë

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për kultivimin e kanabisit mjekësor, me kritere dhe kushte të rrepta sigurie. Ky vendim jep përcaktime edhe për zonat specifike dhe masat e tjera të prodhimit.
Sipas vendimit, në Shqipëri do të ketë 10 zona për kultivimin e kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore, në 10 qarqe të vendit dhe në total 138 parcela.
Mësohet se do të ketë nga një zonë në Shkodër, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastra do të ketë 3 zona dhe Kukësi 2 zona të tjera, ndërsa 1 zonë do jetë e ndarë mes Kukësit e Dibrës.
Për këtë vendim u ra dakordësia më 9 janar, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe u firmos nga kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu janë miratuar edhe rregullat për personat që do bëjnë kërkesat e pajisjes me licencat e kultivimit të kanabisit. Kultivimi bëhet në ambiente të hapura, sipërfaqe toke, të mbrojtura, sera apo tunele plastike dhe të mbyllura, ambiente të izoluara me ndriçim artificial. Ruajtja bëhet nga policia private apo edhe ajo shtetërore.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128