Betohet si presidenti i ri i Greqisë konservatori dhe ish-kryeparlamentari, Konstantinos Tassoulas

13 Mars 2025, 15:25 / BOTA ALFA PRESS

Betohet si presidenti i ri i Greqisë konservatori dhe ish-kryeparlamentari,

Ligjvënësi konservator grek, Konstantinos Tassoulas, u betua si presidenti i ri i Greqisë të enjten, ndërsa qeveria po përballet me zemërimin e vazhdueshëm publik për një katastrofë vdekjeprurëse hekurudhore dy vjet më parë.

Juristi 65-vjeçar dhe ish-kryetar i parlamentit, do të shërbejë për një mandat pesë-vjeçar në një rol kryesisht ceremonial. Ai pason Katerina Sakellaropoulou, një gjyqtare e lartë në pension dhe gruaja e parë që mbajti këtë detyrë.

Një konservator i fortë, zgjedhja e Tassoulas shënon një largim nga tradita e kërkimit të konsensusit ndërpartiak për presidencën.

Në ceremoninë e së enjtes, rojet presidenciale me fustanellë me plisa, kapele të kuqe dhe këmisha të ndezura kaluan ngadalë përpara një memoriali të improvizuar jashtë Parlamentit. Homazhi, i stolisur me qirinj dhe lule, përmbante emrat e viktimave të skalitur me bojë të kuqe.

Pas zgjedhjes së tij muajin e kaluar, Tasoulas u zotua të promovojë unitetin kombëtar.

“Greqia duhet të rrisë më tej pozitën e saj ndërkombëtare, duke u përpjekur gjithashtu për përparim dhe besim brenda”, tha ai. “Unë besoj se këto synime ndahen gjerësisht nga populli grek.”

Pavarësisht epërsisë në sondazhet e opinionit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka një  rënie të vlerësimeve të tij në javët e fundit. Ai po përgatit një riorganizim të kabinetit në një përpjekje për të rikthyer besimin e publikut, pasi sondazhet tregojnë se qeveria e tij po humbet mbështetjen ndaj partive të ekstremit të djathtë.

Një parti e vogël e krahut të majtë, Kursi për Lirinë, dhe e djathta ekstreme Zgjidhja Greke, bojkotuan ceremoninë e betimit të së enjtes në shenjë proteste ndaj trajtimit të katastrofës hekurudhore nga qeveria.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128