I dënuar në Angli me 12 vite burg për trafik kokaine, SPAK konfiskon pasuritë e Lulzim Zefit

13 Tetor 2023, 11:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar në Angli me 12 vite burg për trafik kokaine, SPAK
Prokuroria e Posacme kundër krimit dhe korrupsionit, (SPAK) ka konfiskuar pasuritë e Lulzim Zefit, shqiptarit i cili është dënuar me 12 vite burg në Angli për trafik droge. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se janë sekuestruar 17 pasuritë e Zefit si dhe personave të lidhur me të.

Njoftimi i PLOTË: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.131 datë 20.09.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.19 datë 13.02.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Lulzim Zefi, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, si më poshtë vijojnë:

1. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G40, zk. 3866, vol 30, fq 244, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
2. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G41, zk. 3866, vol 30, fq 245, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.41, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
3. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G42, zk. 3866, vol 30, fq 246, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.42, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
4. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. pasurie 342/29-G43, zk. 3866, vol 30, fq 247, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.43, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
5. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G44, vol 30, fq. 248, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
6. Pasuria e llojit “Garazh” me nr. Pasurie 342/29-G45, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
7. Pasuria e llojit “Garazh” me nr.Pasurie 342/29-G46, vol 30, fq 250, zk. 3866 me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.46, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
8. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G47, vol 31, fq. 1, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Yzberish, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
9. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G48, vol 31, fq. 2, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
10. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G55, vol 31, fq. 9, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
11. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G56, vol 31, fq. 10, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
12. Pasuria e llojit Garazh, me nr. Pasurie 342/29-G57, vol 30, fq. 249, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
13. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G58, vol 31, fq. 12, në ZK 3866, me adrese në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
14. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G59, vol 31, fq. 13, në ZK 3866, me sip totale 33.7 m2, në Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Fran Gjon Zefi;
15. Pasuria e llojit Garazh me nr. Pasurie 342/29-G60, vol 31, fq.14, në ZK 3866, në pronësi të shtetasit Fran Zefi;
16. Pasuria e llojit “Garazh”, me nr. pasurie 342/29-G61, vol 31, fq 15, zk. 3866, me adresë në Yzberisht me sip 33.7 m2, garazhi nr.61, në pronësi të shtetasit Fran Zefi.
17. Automjetin, lloji autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “SL 55 AMG”, në pronësi të shtetasit A. Gegaj;

Anëtarët e një bande kriminale shqiptare të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani u dënuan total me 43 vite burg. Pjesëtarët e grupit kriminal u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford. Udhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Ai u dënua me 12 vite burg.

Po ndodh...