I dënuar në Itali për vjedhje të rëndë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

7 Qershor 2022, 11:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar në Itali për vjedhje të rëndë, arrestohet

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Sebastjan Dema, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Prato, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Armbëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

 

Po ndodh...