‘Fëmija 4 vjeç në panik’, turisti italian fajëson shtetin shqiptar: Nuk ka sinjale nën ujore

Katër turistë italianë kanë shpëtuar pa dëmtime, pasi skafi i tyre u përplas mëngjesin e sotëm në bregdetin e Zvërnecit. Mes turistëve ndodhej edhe një fëmijë. Njëri prej turistëve ka dhënë një deklaratë për mediat, ku bën me faj shtetin shqiptar. Sipas tij, shteti duhet të penalizohet, pasi duhet të kryejë lajmërime nënujore, se ku mund të lundrohet dhe ku jo.
“Jemi nisur këtë mëngjes dhe ishim në kthim nga ishulli i Sllovenisë. Kemi bërë gjithë Kroacinë dhe kemi kaluar në 600 ishuj Kroaci dhe më pas Mali i Zi. Kemi bërë dje udhëtim direkt për Vlorë, ku në hyrje, si gjithë pronarët e varkave, përdor një program që të kem lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale për gjithçka që ndodhet nën det. Për fat të keq varka nuk ka sinjalizuar dhe u përplasëm me një shkëmb. Fëmija jonë 4 vjeç ishte në panik. Vetëm për mosinjalizim gjendemi në këtë situatë. Tani jemi në kërkim të zgjidhjes sesi mund të lëvizim varkën që andej. Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë për pjesën nën ujore. Siç bëjmë ne një gabim dhe penalizohemi edhe shteti shqiptar duhet të penalizohet. Policia e kufirit dhe ‘Guarda Di Finannza’ mbërritën menjëherë. Falënderojmë popullin shqiptar që na ndihmuan dhe nuk na morën lekë e na dhanë ushqim”, tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
