I dënuar nga GJKKO për prodhim narkotikësh, arrestohet 57-vjeçari në Mat

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjykata e Posaçme kishte marrë për 57-vjeçarin vendimin për dënimin me burg me 2 vjet e 4 muaj burg.
Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “End”
Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.
Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


