I dyshuar për atentatin ndaj Hamza Terziut, GJKKO lë në burg pa afat për Edison Muçekun

31 Mars 2025, 10:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dyshuar për atentatin ndaj Hamza Terziut, GJKKO lë në burg pa

Pas ekstradimit nga Britania e Madhe, Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Edison Muçekun, i dyshuar për sigurim kushtesh për atentat.

Këtë të hënë prokurori Alfred Shehu lexoi para gjykatës provat e mbledhura për 34-vjeçarin pjesë e dosjes “Revanshi”, ku u goditën 7 grupe kriminale.

Pikërisht në një prej këtyre grupeve bënte pjesë edhe Muçeku i dyshuar për tentativën e vrasjes së Hamza Terziut.

Sipas SPAK-ut, Edison Muçeku bashkë me Hektor Xheçukën, një tjetër të kërkuar, akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri drejt banesës në Bulqizë së Terziut me 21 Maj 2020.

Zbardhja e ngjarjes u bë e mundur falë zbërthimit të platformës “Sky Eç”, ku u zbuluan biseda dhe përfshirja e personave në krim.

SPAK ndërmorri një operacion bashkë me “Europol”-in dhe në maj të vitit të kaluar ndërhynë në disa qytete bashkë me 30 hetues dhe forca policore.

U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës ku dhe u lëshuan disa urdhra ndalimi.

 

Po ndodh...