I gjendet armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Fier

24 Shkurt 2024, 12:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

I gjendet armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari
Policia e Fierit ka arrestuar një person të cilit iu gjet një arsenal i vërtetë armësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Shinat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armëve dhe municionit.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 2 krehra me fishekë dhe 530 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.