I jepet lamtumira 23-vjeçarit shqiptar, qyteti Italian në zi
22 Shtator 2022, 12:13 / AKTUALITET

Administrata bashkiake Turbigo, në Itali ka vendosur të shpallë zi në qytet ditën e premte më 23 shtator , ditë në të cilën do të bëhet varrimi i Emanuel Rrokut. I riu shqiptar u vra të premten e kaluar me armë zjarri në një restorant në qendër teksa tentoi të mbronte një grua të sulmuar nga burri i saj gjatë një feste me alkool.
Sipas kryebashkiakut Fabrizio Allevi , vendimi i administratës është marrë për të shprehur afërsinë me familjen dhe miqtë e të riut Emanuel.
Flamujt e selisë së bashkisë do të jenë në gjysmështizë dhe ftohen të gjithë qytetarët që të jenë me pjesëmarrjen e tyre në zinë e qytetit duke ndërprerë aktivitetet gjatë kremtimit të varrimit, të caktuar nga ora 14.30 deri në orën 15.30 .
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
