I jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, regjistori Kiço Londo: Sot është një ditë zie e thellë. Humbëm një dritë të madhe
25 Gusht 2025, 12:23 / AKTUALITET

Miq dhe bashkëpunëtorë i kanë dhënë sot lamtumirën gazetarit dhe publicistit Artur Zheji, në homazhet e mbajtura në Universitetin e Arteve të Bukura.
Mes tyre, regjisori Kiço Londo ndau një mesazh të ndjerë, duke kujtuar figurën e mikut të tij:
“Vijmë nga i njëjti ajër, nga e njëjta krahinë, nga një gjak e nga i njëjti kurs në këtë shkollë të mrekullueshme. Sot është një ditë zie e thellë. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për mendimin e thellë që nuk do ta kemi më, për Arturin që jo vetëm trashëgonte një gjen gjeniu, por mbante edhe një damar të fortë gjeniu brenda vetes. Dritë e madhe që humbëm, por shpresa është që dita që Arturi po lë pas të na ndihmojë të bëhemi më të mirë,” u shpreh Londo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


