I morën mijëra euro të pandehurit, SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorë të Sarandës

29 Janar 2026, 10:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

I morën mijëra euro të pandehurit, SPAK çon për

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për dy ish-prokurorë dhe çoi në gjykatë kërkesën mbi kalimin e çështjes për gjykim.

Kledian Llaho akuzohet për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, i cili ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj Pando Papuçit, i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.

Pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës që u gjykua dhe u ndryshua brenda 1 ore nga gjyqtarja Edona Vajushi, me kërkesë të prokurorisë.

SPAK-u dyshon se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit, në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me qëllim zbutjen e masës së sigurimit ndaj tij.

Këto veprime, të dokumentuara nga organi i akuzës, provojnë ekzistencën e një skeme korrupsioni të organizuar, ku funksionarë të drejtësisë kërkonin përfitime monetare për favorizim në trajtimin e çështjeve penale.

Sipas prokurores Manjola Kajana ka dyshime se Llaho ka marrë 30 mijë euro nga miku i tij, biznesmeni Vasil Bakalli. Ky i fundit provohet se vlerat monetare i ka marrë në shtetin grek.

Ndërsa prokurori i Papuçit, Çlirim Shahini provohet se ka marrë 25 mijë euro në këmbim që t’i kërkonte gjykatës masën “Detyrim për paraqitje”. Në total dyshohet se janë paguar 55 mijë euro për një masë sigurimi.

Llaho e kërkoi këtë masë në gjykatë dhe ajo u miratua nga gjyqtarja Edona Vajushi, por për këtë të fundit nuk u provua akuza. Nën akuzë është edhe biznesmeni Vasil Bakalli për korrupsion, i dyshuar se ka luajtur rolin e sekserit me prokurorin Llaho.

 

Po ndodh...

ide