“Më kanë mbetur vetëm pak muaj jetë!”- Këngëtari i famshëm shokon fansat dhe zbulon problemin shëndetësor me të cilin po përballet

Këngëtari dhe ylli i R&B Ray J ka zbuluar publikisht se mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur vetëm disa muaj jetë, pas problemeve të rënda shëndetësore.
ipas raporteve të mediave, Ray J u shtrua së fundmi në spital për pneumoni të rëndë dhe funksionim i dobët i zemrës. Ai ka thënë se zemra e tij funksionon vetëm rreth 25% të kapacitetit normal, një gjendje që ai e lidh me vite abuzimi me alkoolin dhe drogën.
Ray J says doctors gave him limited time left. He reveals that his heart is at 25% capacity, and he admits his excessive lifestyle has finally caught up to him pic.twitter.com/QvRTUUBwyn
— Akademiks TV (@AkademiksTV) January 28, 2026
Në një transmetim të fundit në Instagram, këngëtari deklaroi se sëmundja e tij nuk e lejon të prekë vitin 2027:
“Viti 2027 ka mbaruar përfundimisht për mua,” u shpreh ai.
Ai gjithashtu falënderoi fansat dhe ndjekësit për lutjet dhe mbështetjen: “Shëndeti im nuk është i mirë, por për sa kohë që qëndroj i përqendruar dhe në rrugën e duhur, gjithçka do të jetë mirë.”
Ray J pranoi se ndihet i qetë përpara situatës, duke e quajtur veten “i patrembur”, megjithatë bëri të ditur se kohëzgjatja e tij e mbetur është e kufizuar.
Sipas TMZ, Ray J u shtrua në një spital të Las Vegasit më 7 janar, për shkak të pneumonisë së rëndë dhe dhimbjes në zemër. Burimet thanë se ai iu nënshtrua radiografisë dhe një tripleksi, por rezultatet nuk u publikuan.
Këngëtari kishte vuajtur më parë nga pneumonia, rreth katër vjet më parë ai u shtrua në spital në Miami për trajtim.
Menaxheri i tij prej shumë kohësh, David Weintraub, i tha People në atë kohë:
”Ai është në spital me pneumoni. Mjekët donin ta mbanin për disa ditë për vëzhgim .”

Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
Rama, Haveli dhe shqiptarët
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
