VIDEO/ Berishës i ndërpresin fjalën në Asamblenë e KiE, në Strasburg

Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës i është dërprererë fjala në Asamblenë e KiE në Strasburg i është ndërprerë fjala.
Berisha në fjalën e tij e cilësoi situatën në Shqipëri si “krizë zgjedhore”, duke vënë në dyshim lirinë e zgjedhjeve dhe duke i përshkruar ato si “farsë”. Ai akuzoi shtetin-parti dhe narkoshtetin për deformimin e procesit zgjedhor, duke pretenduar se krimi dhe droga kthehen në vota, të cilat më pas shndërrohen në favore politike e ekonomike dhe përdoren për të bllokuar drejtësinë.
Pas kësaj Presidentja e Asamblesë, i ndërpreu fjalën dhe ia kaloi diskutimin folësit pasardhës.
Ndërprerja e fjalës në Strasburg nuk e ka penguar Berishën që ndërhyrjen e tij ta përdorë për konsum të brendshëm politik.
Rasti në Strasburg konfirmon edhe një herë përpjekjen e Berishës për të shfrytëzuar forumet ndërkombëtare si platformë politike, edhe kur kjo sjell përplasje me rregullat dhe tematikat e përcaktuara të institucioneve ku ai merr fjalën, ndërkohë nga ana tjetër, iu shitet demokratëve dhe shqiptarëve, si mbështetje ndërkombëtare.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
Rama, Haveli dhe shqiptarët
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
