Jurgen Karaj prej 20 ditësh i zhdukur pasi u la nga shoku në mjetin e rënë në përrua/ Flet i vëllai: Ta di se ku prehet që t’i çoj një lule

Endrit Karaj, vëllai i Jurgen Karaj, trupi i të cilit vijon i zhdukur prej 20 ditësh pas aksidentit, ka folur sot në “Shqipëria Live”.
Ai tha se kërkimet vijojnë, por ende nuk ka asnjë shenjë.
Ai tregoi se i vëllai kishte dalë me shokët, por u aksidentua me njërin prej tyre dhe që nga ai moment nuk dihet se ku ka përfunduar trupi.
“Këto kanë qenë ditë të vështira, shumë të vështira. U bënë plot 20 ditë që kërkojmë, unë, policia, njerëzit e mi të afërt por ende asgjë. Natën e ngjarjes ai ka qenë me shokët dhe ka ndodhur aksidenti. Unë nuk kam qenë në Shqipëri dhe nuk e di saktësisht si ka ndodhur. Deri tani po na ndihmon ushtria, bashkia, FNSH e Shkodrës dhe banorë të zonës, të gjithë pa përjashtim. Dua ta gjej që ta di ku ta qaj, ta di se ku prehet që t’i çoj një lule. E kemi kërkuar ngado por nuk ka asnjë shenjë deri më tani. Unë dua t’i ndihmoj të gjithë për ndihmën, ish-deputetin Kreshnik Çollaku, ushtrinë e Kosovës dhe të gjitha autoritet shqiptare," tha ai.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të 9 janarit, ku një makinë u aksidentua një përroi në fshatin Darsë të Klosit.
I riu ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku drejtues ishte Andi Losha, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

