Lista/ Zjarret gjatë verës, Mbrojtja shpërndan mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura

29 Janar 2026, 10:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lista/ Zjarret gjatë verës, Mbrojtja shpërndan mbi 345

Mbi 345 milionë lekë do të shpërndahen si dëmshpërblime për 15 bashki të prekura nga zjarret gjatë sezonit veror, ka bërë me dije ministria e Mbrojtjes, ku peshën kryesore të fondeve e mbajnë bashkitë më të dëmtuara.

Bashkia e Krujës përfiton shumën më të madhe të fondeve 146 milionë lekë, e ndjekur nga Gramshi me 86,6 milionë lekë dhe Finiqi me 40 milionë lekë.

36 milionë lekë do të shkojnë për Delvinën, Dropulli merr 7,7 milionë lekë, Malësia e Madhe me 6,6 milionë lekë dhe Peqini me 4 milionë lekë.

Ndërkohë, bashki si Dibra, Kamza, Maliqi dhe Rrogozhina përfitojnë shuma më të kufizuara, ndërsa Kukësi, Librazhdi dhe Tepelena rezultojnë ndër më pak të prekura nga zjarret, me dëmshpërblime nën 1 milion lekë.

Sezoni veror që lamë pas u prek nga zjarre masive, me situatën më të rëndë që u shënua në Delvinë, Finiq dhe Gramsh, ku u dogjën banesa, bagëti dhe dëme të shumta në bimësi.

Ndarja sipas bashkive:
Delvinë – 36 mln lekë
Dibër – 10,5 mln lekë
Gramsh – 86,6 mln lekë
Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
Krujë – 146 mln lekë
Kukës – 0,6 mln lekë
Librazhd – 0,2 mln lekë
Peqin – 4 mln lekë
Tepelenë – 0,3 mln lekë
Kamëz – 2 mln lekë
Maliq – 1,2 mln lekë
Finiq – 40 mln lekë
Dropull – 7,7 mln lekë
Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë

 

Po ndodh...

ide