Atentati ndaj Metës/ Mediat: Autori Dorian Shurdhi u vra në Belgjikë

Dorian Shurdhi, 39-vjeçari i cili u shpall në kërkim nga policia për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj 44-vjeçarit Kujtim Meta, ka ndërruar jetë në Belgjikë.
Sipas Klan News, pesë muaj pas atentatit ndaj Metës, Shurdhi është dhunuar nga disa persona dy javë më parë. Sipas të njëjtave informacione, Shurdhi është rrahur në ditët e para të muajit Shtator 2022. Për dy javë, i riu ka qëndruar në koma dhe mbrëmjen e 27 shtatorit ka ndërruar jetë.
Por, Policia e Shtetit nuk mund ta konfirmojë zyrtarisht rastin e Shurdhit për shkak të hakërimit nga iranianët. Dosjet janë të paaksesueshme për momentin.
Dorian Shurdhi ishte person me precedent penal. Ai kishte dalë nga burgu në fillim të vitit 2022 e në prill plagosi Metën. Kujtim Meta u plagos më 20 Prill në Lushnje.
44-vjeçari ndodhej në një lokal në momentin që u qëllua me breshëri plumbash, dy prej të cilëve e kapën në zonën abdominale.
44-vjeçari u shtrua në Spitalin e Traumës, aty ku mori mjekimin nga bluzat e bardha. Në media u bë e ditur se Meta nuk ishte shënjestra e atentatit por atentatori e ka ngatërruar me dikë tjetër.
Më 2015, Shurdhi u vu në pranga pasi akuzohej se në vitin 2013, së bashku me Xhuljan Shurdhin kanë tentuar të vrasin babë e bir, K.B., 51 vjeç dhe djalin e tij, M.B., 24 vjeç.
-
Grabisin me forcë të moshuarën në Kuçovë, arrestohen autorët
28 Shtator, 15:12 -
Emrat/ Mashtronin me TVSH-në, 13 biznesmenë në burg
28 Shtator, 15:00 -
Çfarë ndodhi me Ervis Martinaj/ Rama: Policia do të flas kur...
28 Shtator, 13:17
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



