Grabisin me forcë të moshuarën në Kuçovë, arrestohen autorët

28 Shtator 2022, 15:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabisin me forcë të moshuarën në Kuçovë,

Policia ka arrestuar sot dy shtetas me inicialet E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç të cilët  akuzohen se kanë vjedhur banesën e një të moshuare në Kuçovë.

Sipas njoftimit të bluve, dy personat e arrestuar kanë vjedhur me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar.

Është sekuestruar shuma e parave dhe sendet e vjedhura.

Policia njofton se:

Bazuar në provat e grumbulluara nga veprimet hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Po ndodh...