Atentati në Lundër/ Autorët kanë mbikëqyrur zonën 2 ditë para ngjarjes

Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një autor të dyshuar lidhur me atentatin e ndodhur në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve të mitur.
Për të çuar në identifikimin e atentatorëve, grupi hetimor është përqendruar tek pamjet e kamerave të sigurisë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas analizimit të tyre është zbuluar se autorët kanë lëvizur po në të njëjtën zonë edhe përgjatë dy ditëve para se të ndodhte atentati. Kjo ka ngritur dyshimet se objektivi të jetë mbajtur nën vëzhgim të plotë nga autorët, si dhe zona të studiohej më së miri prej tyre.
Hetuesit janë duke verifikuar sërish dyshimet se në këtë atentat të jetë ngatërruar objektiv dhe ai të ketë qenë bashkëshortja e Roan Brahimit. Në motorin e përdorur nga autorët e i gjetur i djegur në fshatin Fikas, në Mullet nuk janë përftuar prova që mund të ndihmojë grupin hetimor për shkak se ishte shkrumbuar i tëri.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

