I shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Fier 19-vjeçari, pritet ekstradimi
24 Gusht 2025, 14:53 / AKTUALITET

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 59”.
I arrestuari është shtetasi Z. Z., lindur dhe banues në fshatin Cukalat të Beratit, i cili u lokalizua në Fier dhe u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Për këtë vepër, ligji italian parashikon deri në 10 vite burg.
Interpol Tirana ka nisur procedurat e ekstradimit në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
