I thyen këmbët dhe i prenë veshin, Ministria e Shëndetësisë jep detaje nga dhunimi i ish-kreut të PD-së: Ndodhet në monitorim intensiv

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj ish-kreut të PD-së në Lezhë, Sokol Toma, i cili mbrëmjen e djeshme është dhunuar barbarisht nga disa persona në autostradën Mamurras–Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se Toma, si pasojë e dhunës së ushtruar, ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe dëmtime të veshit.
Po ashtu, Ministria bën me dije se Toma është koshient dhe në gjendje të stabilizuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe dëmtime të veshit. Është koshient dhe në gjendje të stabilizuar, do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu, mediat raportojnë se shkak i dhunimit të ish-kreut të PD-së dyshohet të jetë biznesi i tij, ndërsa pritet edhe reagimi i policisë.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128