Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

22 Tetor 2025, 22:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i

Gazetari i Rai-t, Sigfrido Ranucci, ka rrëfyer për atentatin ndaj tij disa ditë më parë dhe për kërcënimet që ka marrë gjatë investigimit mbi qëndrën e emigrantëve në Gjadër.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ranucci tha se ka marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar, i cili ka lidhje me kartelin e Sinaloas dhe dyshohet të ketë kontakte me shqiptarë të përfshirë në këtë çështje.

“Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë në kartelin e Sinaloas që ishte i lidhur me shqiptar lidhur me këtë cështje dhe unë ja kam dërguar gjykatësve.”-tha Ranucci.Ai shtoi se informacionin e ka dërguar menjëherë te gjykatësit përkatës.

 

 

Po ndodh...