Itali/ Nuk ‘kapërdiu’ dot ndarjen, 20-vjeçari shqiptar dhunon ish të fejuarën! Inatin ia nxjerr edhe karabinierëve, i godet me grushte e shkelma, gjykata e liron

Një 20-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij në shenjë hakmarrjeje për ndarjen, teksa pre e zemërimit të tij ranë edhe karabinierët gjatë aksionit, që gjithashtu ‘hëngrën’ grushte dhe shkelma, derisa i vunë prangat.
Gjithçka nisi kur vajza e re shkoi në shtëpinë e ish-partnerit të saj në Lucca, për të kthyer disa sende pas përfundimit të lidhjes së tyre.
Në këtë kontekst, i riu e goditi me shuplakë dhe e kërcënoi, veprim i ndërprerë pjesërisht nga kushëriri i këtij të fundit, i cili ndërhyri mes të dyve, duke i dhënë mundësinë gruas që të arratisej dhe të strehohej në makinë.
Por ai e ndoqi nga pas dhe filloi të godiste xhamin e pasmë me sende prej çeliku. Në të njëjtën kohë vajza kishte thirrur për ndihmë nëpërmjet 112.
Edhe Patrullat e Policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë, u përballën me zemërimin e shqiptarit, i cili i goditi me shkelma dhe grushte, informon media italiane.
Efektivët, pas një sherri të shkurtër, kanë arritur të zgjidhin situatën, duke e arrestuar agresorin. Pas daljes në gjykatë për masë vlerësimi, pavarësisht aktit të rëndë të agresionit, shqiptari është lënë në masën e detyrimit për paraqitje.
-
VOA: Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
20 Janar, 20:12 -
Osmani uron Trump: Kosova, një aleate krenare e SHBA-së
20 Janar, 20:10
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


