Izraeli rrashon ndërtesat në Gaza, shembën mijra objekte. Ekspertët ndërkombetarë: Është krim lufte

Prej muajit mars, kur u tërhoq nga një armëpushim me Hamasin, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij në Rripin e Gazës, duke shembur mijëra ndërtesa në zona të ndryshme të territorit palestinez.
Pamjet satelitore të analizuara nga organizata të pavarura tregojnë për një nivel të jashtëzakonshëm të shkatërrimit, madje edhe në zona që ushtria izraelite pretendon se i ka nën kontroll të plotë operacional.
Ndërtesa të larta, shkolla dhe infrastrukturë civile janë rrënuar nga ajo që Izraeli e quan “prishje të kontrolluara”. Në shumë raste, këto janë ndërtesa që ose ishin tashmë të dëmtuara nga luftimet, ose dukeshin të paprekura.
Ekspertë ligjorë ndërkombëtarë i kanë thënë BBC Verify se ky lloj shkatërrimi i qëllimshëm mund të përbëjë krim lufte sipas Konventës së Gjenevës, e cila ndalon veprime të tilla nga një fuqi pushtuese përveç rasteve të domosdoshme ushtarake.
Në një reagim për këto akuza, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha se veprimet ushtarake kryhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke pretenduar se Hamasi ka fshehur asete ushtarake në zona civile dhe se çdo shkatërrim është i justifikuar nga nevoja ushtarake.
Ndërkohë, kostoja njerëzore dhe pasojat për civilët janë dramatike. Qytete të tëra janë zhdukur nga harta, duke lënë pas vetëm gërmadha dhe një popullsi të dëbuar e të zhveshur nga gjithçka.
Teksa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për ndalimin e luftimeve dhe respektimin e ligjeve të luftës, Gaza përballet me një realitet gjithnjë e më tragjik – një shkatërrim që duket i planifikuar dhe i paepur.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
