Kamioni i preu rrugën ambulancës, detaje nga aksidenti me katër të plagosur në Fier! Si paraqitet gjendja e të lënduarve
7 Maj 2025, 16:43 / AKTUALITET

Një aksident i rënë ndodhi mesditën e sotme në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”, ku një kamion u përplas me një autoambulancë, duke lënë të plagosur katër persona.
Të katërt të lënduarit në momentin e përplasjes ndodheshin në ambulancë, një pacient me probleme të shëndetit mendor, babai i tij , një infermier dhe një punonjës policie.
Paraprakisht dyshohet se kamioni i ka prerë rrugën ambulancës.
Ndërkohë, burimet nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të lënduarve është e mirë, përveç punonjësit të policisë, i cili është dëmtuar në njërën këmbë.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Nga Ermal Peçi
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Nga Namir Lapardhaja
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

