Kapen teksa po futeshin të armatosur për të vjedhur një shtëpi në Lushnjë, 3 persona në pranga

1 Korrik 2023, 10:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kapen teksa po futeshin të armatosur për të vjedhur një

Dy persona me armë dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Bubullimë në Lushnjë. Ata u kapën në flagrancë në oborrin e shtëpisë, teksa po përpiqeshin të hynin brenda për të kryer grabitjen.

Gjithashtu u arrestua edhe një 30-vjeçar, i cili transportoi këta shtetas në vendngjarje dhe priste për t’i marrë sërish, pas kryerjes së grabitjes.

Autoritetet sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari.

 

Po ndodh...

ide