Kapet shqiptari me 220 kg kokainë me vlerë mbi 15 milionë euro

7 Mars 2023, 09:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kapet shqiptari me 220 kg kokainë me vlerë mbi 15 milionë euro

Policia italiane ka ndalura një shqiptar shofer furgoni me 220 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër në autostradën A4 në territorin e Veronës. Mësohet se shqiptari është i moshës 36-vjeç dhe është vënë në pranga për trafik lëndësh narktotike.

Nëse do të dilte në treg, kokaina e sekuestruar, sipas autoriteteve italiane, do të sillte një fitim rreth 15 milionë euro Shpejtësia jo e zakontë me të cilin automjeti po udhëtonte ka shtyrë Financën italiane të kryejë menjëherë verifikimin e targës dhe zbardhjen e një sinjalizimi të hershëm për trafik droge.

Menjëherë ka nisur operacioni i ndalimit të automjetit dhe që u arrit në afërsi të daljes së autostradës së Veronës. Pas kontrollit, në brendësi të furgonit u gjetën 220 kg kokainë e ndarë në 200 pako. Analizimi i kokainës ka konfirmuar cilësinë mjaft të pastër të saj e që do të sillte në treg një vlerë fitimi rreth 15 milionë euro.

“Kjo është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në territorin veronez”, informon Guardia di Finanza Italiane.

36-vjeçari shqiptar është vënë nën arrest me burg nën urdhërin e Prokurorisë së Veronës e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Ai është dërguar në burgun e Montorio-s nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

 

 

 

Po ndodh...

ide