
Karamuço: "bilbil" fryrësi i brendshëm zbuloi tenderat e dyshimtë në UBT, dhe...

Duke folur në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco, zbardhi të dhëna të rëndësishme mbi operacionin e SPAK në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Sipas tij, operacioni ka nisur pas një sinjalizimi të një personi të brendshëm nga ky insitucion, i cili ka njoftuar policinë për probleme dhe korrupsion lidhur me tenderat e universitetit.
Pas verifikimeve, policia ka identifikuar elemente të veprave penale dhe ka referuar çështjen në SPAK (Strukturën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar).
“Dyshohet se aty ka pasur një bilbil fryrës, një sinjalizues publik nga brenda universitetit. Ky individ, për arsye të ndryshme, mund të ketë pasur rivalitete me grupime të caktuara brenda institucionit. Këto grupime, që mund të kenë pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e universitetit, kanë sinjalizuar policinë për aktivitete të dyshimta. Policia ka kryer verifikime dhe ka gjetur prova për veprime penale, qoftë në lidhje me tenderat, qoftë për korrupsion. Kështu, ka bërë referimin e çështjes në SPAK,” tha Karamuço.
Karamuco shpjegoi se, pas referimit të rastit, SPAK ka nisur hetimet dhe ka realizuar procedura të tjera, duke përfshirë marrjen në pyetje të individëve të përfshirë. Sipas tij, veprimet e hetimit kanë çuar në marrjen e masave të sigurisë nga gjykata në ditët e fundit.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128