Këmbësori përplaset për vdekje në Fier, policia shoqëron shoferin 31-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, ku një shofer makine përplasi për vdekje kalimtarin.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet proceduriale ndaj tij.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 03:00, në Bypass-in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Parashikimi i motit për ditën e diel, 24 dhjetor 2023
24 Dhjetor, 08:34 -
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

