Kërcënon avokati i Lefter Kokës: Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani

A është ky një paralajmërim se ish ministri Koka do të kthehet në " I penduar i drejtësisë"?!
Në një deklaratë për mediat avokati i Lefter Kokës tha se është e padrejtë që Koka të mbahet në paraburgim, pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore. Më tej paralajmëroi se në dritë do të dalin fakte dhe të vërteta që nuk janë dëgjuar.
“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësimin e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rëndura shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Gjendja e Kokës nuk mund të vazhdojë ë mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket vendosur të marrë rolin e mjekëve. Seanca e ardhshme është në datë 7 nënor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel, nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë. Procesi që do të zhvillohet tani do të jetë i hapur. Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Është vërtet i sëmurë por është ende gjatë. Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani”, tha ai.
-
-
-
Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja lëvizjet e reja
17 Tetor, 10:13
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



